Maradona: Ende e dua Napolin

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Diego Maradona thotë se ai ka një dashuri të pavdekshme për Napolin në përvjetorin e titullit të parë në Serie A.

“Ende jam i dashuruar në qytetin e Napolit dhe në fanellën e Napolit. Dhe ajo çfarë u dëshiroj të gjithë tifozëve është që së shpejti të festojnë edhe një titull tjetër”, ka thënë Maradona për Il Mattino.

“[Kampionati i vitit 1987] më duket sikur dje. Ishte emocion i veçantë dhe zemra ime është atje tash, ku në çdo kënd të qytetit ata do ta kujtojnë atë Scudetto të parë. Kam qarë vetëm disa herë në fushë, por ajo ditë ishte si asnjë tjetër”.

“Së bashku me Kupën e Botës me Argjentinën në Meksikë, është kulmi i karrierës time. Por atë ditë isha në gjendje të festoj në shtëpi me të gjithë njerëzit e mi. Në Meksiko City njerëzit e mi ishin larg”.

“Mbaj mend gjithçka nga ai vit: fitoret ndaj Brescias, Romës, Milanit dhe Fiorentinës – të gjitha. Ndeshja finale në San Paolo. Ndeja ishte e bukur; zgjati disa ditë”.

“Kurrë nuk e kam kuptuar se pse iu deshën Napolit 60 vite për ta fituar kampionatin. Ata kishin dhe vazhdojnë të kenë një mbështetje fantastike”, ka kujtuar më tej legjenda e futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...