Mazzarri kërkon mbështetjen e tifozëve

dardanmiftari | Tuesday, May 01, 2012 | 0 Komente

Walter Mazzarri ka kërkuar nga tifozët e Napolit që ta mbështesin skuadrën në sigurimin e pozitës së tretë në tabelë.
Katër ekipe po luftojnë për pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve, Napoli, Udinese, Inter dhe Lazio dhe kanë pikë të barabarta, nga 55.

“Kemi tri ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe publiku duhet të na mbështesë ashtu siç ka bërë në ndeshjet më të rëndësishme evropiane këtë sezon”.

“Ka qenë mbështetja që na ka shoqëruar gjithmonë dhe na ka mundësuar të luajmë mirë kundër ekipeve, si Manchester City, Chelsea, Villarreal dhe Bayern Munich”, ka deklaruar trajneri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...