‘Messi është i dashuruar me topin’
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është më i mirë se Cristiano Ronaldo, sepse është i dashuruar me topin – ka deklaruar Johan Cruyff.
Dy lojtarët kryesorë në botë kanë nga 43 gola të shënuar në La Liga dhe konkurrojnë për trofeun e golashënuesit më të mirë dhe po ashtu pritet të jenë në garë të ngushtë edhe për çmimin FIFA Topi i Artë.
"Messi ose Cristiano? Messi, sepse është i dashuruar me topin. Ai ka teknikë të pastër dhe është një djalosh i mirë”, ka thënë Cruyff për Cadena COPE.
Category: Futboll
0 Komente