Milito: Do të qëndroj te Interi

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, i ka dhënë motivim shtesë ekipit para Derbi della Madonnina duke zbuluar se ai do të qëndrojë në Appiano Gentile për aq kohë sa do të jetë i dëshiruar.

“Unë gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu. Unë dua që të qëndroj, përpos nëse ata dëshirojnë të më largojnë. Unë jam i lumtur në Milano. Jam te një ekip i madh, që është vetëm fosil i një ekipi legjendar që fitoi gjithçka”.

“Ne duam të kthehemi duke qenë kompetitivë sezonin e ardhshëm. Presidenti gjithmonë ka investuar në skuadër dhe jo vetëm për pasion të tij, por për ta bërë ekipin të suksesshëm”, ka thënë Milito për Rai Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...