Moratti: Interi vendos për titullin

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pohuar se ekipi i tij mund të vendosë fituesin e titullit këtë sezon në Serie A, kur Nerazzurët do të takohen me rivalët e përbetuar të Milanit të dielën.

Pas barazimit të Juventusit me Leccen në Juventus Arena, Milani është afruar në vetëm një pikë dhe tashmë janë shtuar zërat se Interi mund t’i bëjë një favor Milanit në derbi vetëm që të mos e lejojë Juventusin ta fitojë titullin. Por, në rast se Juventusi mposht Cagliarin në Triestë dhe Interi mund Milanin, atëherë Bianconerët do të shpalleshin kampionë këtë fundjavë.

“Këtë sezon, duket se ne do të duhet t’u bëjmë një favor njërës prej ekipeve që lufton për titull. Kush është më mirë ta fitojë titullin? Vërtet nuk e di, do të ishte njëjtë për ne”.

“Liga e Kampionëve? Kurrë nuk i dihet këtij kampionati. Ne natyrisht nuk i kemi ndihmuar vetes me humbjen nga Parma. Ne bëmë mirë në pjesën e parë, por nëse bëni gabime, atëherë dënoheni. Tani ne do të hyjmë në derbi për të fituar. Është ndeshje unike ku ne nuk do të jemi favoritë”, ka deklaruar Moratti për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...