Mourinho kërkon një ‘Maicon’

dardanmiftari | Thursday, May 10, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke kërkuar një emër të madh për krahun e djathtë të mbrojtjes, si pjesë e planeve të tij për përforcimin e ekipit para sezonit të ri.

Marca shkruan se Real Madridi ka angazhuar agjentin Gines Carvajal për të gjetur një anësor klasi të krahut të djathtë, i cili mund të luajë dhe në sulm edhe në mbrojtje. Por, deri tani me opsionet e Carvajal, Mourinho është ndarë i pakënaqur.

“Ma gjeni një Maicon”, besohet t’u ketë thënë Mourinho njerëzve të angazhuar te Reali për transferimet gjatë afatit kalimtar veror.

Kapiteni i Bayernit të Municnut, Philip Lahm dhe ylli i Barcelonës, Daniel Alves, konsiderohen si lojtarët më të mirë në këtë pozitë, por asnjëri prej tyre nuk mund të jetë lojtar i Real Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...