Muller: Do të ishte nder t’ia uroj Messit thyerjen e rekordit

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Legjenda gjermane e Bayern Munichut, Gerd Mueller, nuk shqetësohet që Lionel Messi mund t’ia thyejë rekordin prej 67 golash të shënuar brenda një sezoni.

Në sezonin 1972/1973, Mueller e arriti rekordin historik, i cili mund të thyhet këtë edicion nga futbollisti më i mirë në botë aktualisht, Leo Messi, i cili veçmë ka shënuar 65 gola me Barcelonën.

“Teknikisht, Messi është i jashtëzakonshëm. Golat e tij janë brilantë. Dhe përkundër faktit se është gjeni, ai nuk është lojtar egoist”.

“Ka pasur shumë golashënues të mëdhenj. Ka shumë rëndësi që rekordi im qëndroi për 40 vite”.

“Rekordet vihen për t’u thyer. Unë do të jem i pari që do ta uroj nëse Messi shënon 68 gola këtë sezon, do të ishte një nder për mua”, ka thënë Mueller për Mundo Deportivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...