Nerlinger: Të gjithë e dinë se merituam fitoren

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Bayernit të Munichut, Christian Nerlinger, ka pranuar se humbja në penalti ndaj Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve është një gjë e rëndë për t’u përtypur.

Bayerni lëshoi nga dora trofeun, pasi në fillim kishte epërsinë shtatë minuta pa përfunduar takimi, por lejoi vazhdimet, teksa në vazhdime Robben dështoi në penalti. E në penalti triumfuan Blutë, gjë që e konsideron të pa drejtë Nerlinger.

“Të gjithë kanë mundur të shohin se ne merituam fitoren, nëse marrim parasysh se si shkoi ndeshja. Disponimi në zhveshtore është shumë depresiv”, ka theksuar Nerlinger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...