Ozil: Vendi i dytë? Jo, faleminderit

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e pancirëve se ai nuk është i interesuar që të dalë në vendin e dytë në këtë kompeticion.

Nën drejtimin e Loew, Gjermania shquhet për futboll atraktiv, të shpejtë dhe sulmues, por të cilin ata kanë dështuar ta shndërrojnë në trofe.

“Kam ndjesi të mirë. Synimi jonë është titulli, përndryshe nuk do të ishim të kompletuar. Ne jemi duke u bërë gati dhe jemi totalisht të fokusuar në Euro 2012”.

“Në vitin 2008, Gjermania doli në vendin e dytë dhe në Kupën e Botës fituam vendin e tretë. Ne gjithmonë kemi dështuar para finishit. Do të ishte zhgënjyese të dalim në vendin e dytë përsëri. Por, jam i bindur se mund ta fitojmë trofeun”, është shprehur Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...