Pedro dhe David Villa jashtë Euros?

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka aluduar se sulmuesit e Barcelonës, Pedro dhe David Villa, mund të mos përfshihen fare në ekipin e kombëtares spanjolle për Euro 2012.

Pedro ka pasur një sezon katastrofik me Blaugranët, teksa David Villa pësoi një lëndim të rëndë në Kupën e Botës për Klube, që e la atë gjithë pjesën e dytë jashtë fushave dhe sipas të gjithave do ta lë edhe jashtë Euros.

“Pedro ka tentuar më të mirën. Por, ai ka pasur sezon të keq. Ne kemi limitin e zgjedhjes së 23 lojtarëve dhe nuk mund të marrim më shumë”.

“Jam i brengosur për David Villën, pasi nuk e dimë situatën e tij. Lojtari po punon shumë, por unë nuk kam parë shenja nga lojtari të cilat do të kisha dashur t’i shoh”, ka potencuar Del Bosque për Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...