Platini: Finalistët, më të mirë se Reali dhe Barça

dardanmiftari | Saturday, May 19, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka deklaruar se Bayerni i Munichut dhe Chelsea janë finalistë me plot meritë, duke pohuar se ata janë shumë më të mirë se sa rivalët e tyre spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

“Ato mund të jenë ekipet më të mira në botë, por finalja thotë ndryshe – është Bayerni ndaj Chelseat. Unë nuk e pashë Barcelonën të ishte më e mirë se sa Chelsea, ose Real Madridin të jetë më i mirë se sa Bayerni në këto ndeshje”.

“Por, kishte shumë befasi këtë sezon. Mos kualifikimi i shumë ekipeve të mëdha angleze nga faza grupore, fakti se Chelsea dhe Bayerni nuk ishin favoritë në gjysmëfinale ndaj Realit dhe Barcelonës. Ka qenë vit i jashtëzakonshëm për historinë e kësaj gare”, ka deklaruar Platini për CNN.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...