Ramos: La Liga më e mira në botë

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se La Liga spanjolle është kampionati më i mirë në botë.

Ramos fitoi titullin e kampionit me Real Madridin këtë sezon dhe tash përgatitet të mbrojë titullin e kampionit të Evropës me Spanjën, me të cilën kombëtare është edhe kampion i botës.

“Kam një fat të mirë që luaj në ligën më të mirë në botë dhe mendoj se golashënuesit e turneut (Euro 2012) do të jenë nga kjo ligë”.

“Besoj se ata do të jenë spanjollë. Ne kemi shumë lojtarë të cilët kanë luajtur në nivel të klasit në vitet e fundit”, ka thënë Ramos

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...