Ramos përqesh portierin Neuer

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka përqeshur portierin e Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, pas humbjes së këtyre të fundit ndaj Chelseat në penalti.

Portieri gjerman e kishte përqeshur mbrojtësin spanjoll duke thënë: “Nuk e di se si Sergio Ramos ka mundur ta godasë topin aq lart mbi portë”.

Dhe, bumerang për Neuer janë kthyer këto komente. Pasi Neuer pësoi disfatë në finalen e madhe, Sergio Ramos shpejt ia ktheu yllit të Bayernit duke e tallur.

“Nuk e kam ditur se Neuerit i ecin aq mirë finalet. Fat të mbarë vitin e ardhshëm. Gjithmonë qëndro kokëulur”, ka shkruar Ramos në Twitter.

Bayerni është mposhtur në penalti nga Chelsea në finalen e madhe të zhvilluar të shtunën mbrëma në Allianz Arena.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...