Reali të enjten feston titullin

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Real Madridi nesër (e enjte) do ta festojë titullin e kampionit të Spanjës nga ora 19:00 në Plaza de Cibeles nëse fiton sonte (e mërkurë) ndaj Athletic Bilbaos.

Me fitore në San Mames, Los Blancos do ta sigurojnë edhe matematikisht titullin, pasi do të jenë shtatë pikë përpara Barcelonës (nëse Blaugranët triumfojnë ndaj Malagas), ndërsa do të mbesin edhe dy xhiro për t’u zhvilluar (gjashtë pikë).

Nga klubi mbretëror tashmë është njoftuar policia rreth kësaj feste, në mënyrë që kremtimi të shkojë në mënyrë sa më të mirë dhe të sigurt dhe pa incidente.

Lojtarët e Realit do të kthehen nga Bilbao herët në mëngjes dhe do t’u bashkohen tifozëve në qendrën e njohur të kryeqytetit spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...