Robben: Mposhta Realin, tash radha e Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka synim të mposhtë edhe një ish-skuadër të tij, Chelsean, kur dy skuadrat do të takohen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Holandezi veshi fanellën Blu nga viti 2004 deri në vitin 2007, para se të largohet drejt Real Madridit dhe më pas iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2009. Dhe pasi ka eliminuar Realin nga gara, Robben tash synon ta mposhtë Chelsean për të fituar trofeun e më të mirit të Evropës.

“Ne tashmë e kemi mposhtur Madridin, sigurisht, një klub tjetër timin, dhe shpresoj Chelsea të jetë i dyti”.

“Gjithmonë është e veçantë të luash kundër ish-klubit dhe unë kam kaluar kohë të shkëlqyeshme te Chelsea – tre vite, shumë sukses dhe vetëm kohë të mira”.

“Do të jetë mirë t’i shoh njerëzit e tyre sërish, por shpresoj se ne do të jemi më të lumtur se ata pas ndeshjes”, ka thënë mesfushori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...