Rooney: Do të kthehemi më të fortë se kurrë

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se Manchester United do të kthehet më i fortë se kurrë sezonin e ardhshëm, pasi e humbi titullin në një javë të fundit mjaft stresuese për Djajtë.

“Natyrisht, nuk kemi dashur që ajo t’u ndodhë tifozëve tanë. Tifozët tanë ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë javës, madje edhe kur City shënoi golin e parë. Ne sigurisht se e kemi ditur rezultatin kur ishte 1-0 dhe 2-1 për QPR-në”.

“Kur mbaroi takimi, nuk e kemi ditur rezultatin final. Por, më pas i kemi parë tifozët e Sunderlandit duke festuar. Ishte zhgënjyese të shoh diçka të tillë pasi ata do të duhej të festonin për ekipin e tyre. Ata nuk e kanë pasur sezonin më të mirë për vete dhe të festojnë në atë mënyrë për Cityn ishte pikëlluese. Ishte diçka që unë dhe shumë lojtarë tjerë nuk do ta harrojmë”, është shprehur Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...