Totti: Jam i fundit i gjeneratës time
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka pranuar se ai ndihet keq si anëtar i fundit i gjeneratës së tij që ka mbetur në Serie A.
Alessandro Del Piero do të largohet nga Juventusi gjatë verës, përderisa largimet i kanë konfirmuar edhe Nesta, Filipo Inzaghi dhe Gennaro Gattuso. Ndryshimet e mëdha në Serie A e kanë prekur Tottin, të cilit i vjen keq për miqt e tij legjendar.
“A ndihem sikurse veterani i fundit në futbollin italian? Po, por shpresoj të vazhdoj të luaj”.
“Çfarë kam ndjerë kur i kam parë tërë ato lot në sytë e tifozëve të Milanit? Unë sapo nuk fillova të qaj edhe vet, sepse i thashë vetes se është koha t’i them lamtumirë gjeneratës time”, ka potencuar Totti.
Category: Futboll
0 Komente