United dominon formacionin më të mirë në histori të LP
Lojtarët e Manchester Unitedit dominojnë njëmbëdhjetëshin më të mirë të Ligës Premier të të gjitha kohërave, si atë të zgjedhur nga publiku, ashtu edhe atë të zgjedhur nga ekspertët.
Në të dyja formacionet bëjnë pjesë mesfushorët aktualë, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, portieri legjendar Peter Schmeichel, ish-mbrojtësi Gary Neville, si dhe lojtari që tash bart fanellën e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Po ashtu, të dyja palët zgjodhën në sulm dyshen, Alan Shearer dhe Thierry Henry.
Njëmbëdhjetëshi sipas ekspertëve:
Portier: Schmeichel
Mbrojtës: G Neville, Adams, Ferdinand, A Cole
Mesfushorë: Ronaldo, Roy Keane, Scholes, Giggs
Sulmues: Shearer, Henry
Njëmbëdhjetëshi sipas publikut:
Portier: Schmeichel
Mbrojtës: G Neville, Adams, Vidic, A Cole
Mesfushorë: Ronaldo, Gerrard, Scholes, Giggs
Sulmues: Shearer, Henry
Në përzgjedhje kanë marrë pjesë 300.000 tifozë anekënd botës (njëmbëdhjetëshi sipas publikut) dhe një panel prej 11 ekspertësh të futbollit (njëmbëdhjetëshi sipas ekspertëve).
Ryan Giggs është shpallur lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier, ndërsa Sir Alex Ferguson ka mposhtur konkurrentë, si Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, për t’u shpallur trajneri më i mirë.
Category: Futboll
0 Komente