Van Persiet i ndalohet të flas për mediat

dardanmiftari | Friday, May 18, 2012 | 0 Komente

Arsenali ia ka ndaluar sulmuesit Robin Van Persie që të prononcohet për mediat derisa të jetë në shërbim të kombëtares holandeze në Euro 2012, teksa hierarkia e klubit nga Emirates me ankth është duke pritur rinovimin e holandezit.

28 vjeçari udhëtoi në Holandë të enjtën për t’u takuar me bashkëlojtarët e kombëtares para kompeticionit të madh, ndërsa gazetarëve u është thënë se Van Persie është lojtari i vetëm të cilin ata nuk mund ta intervistojnë.

Zëdhënësi i kombëtares holandeze ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se është arritur marrëveshja që Van Persie të mos flasë fare për mediat.

Van Persie është takuar të mërkurën me menaxherin Arene Wenger dhe shefin ekzekutiv të klubit, Ivan Gazidis, në shtëpinë e Wenger, ku ata kanë tentuar ta bindin suluesin për planet e të ardhmes dhe rolin kyç që ai do të ketë.

Sidoqoftë, pas një ecurie të ‘zezë’ prej shtatë viteve pa trofe, besohet se sulmuesi 29 vjeçar do të mbajë të hapura opsionet për t’u larguar nga klubi. Van Persie ka edhe 12 muaj në kontratën e tij me Arsenalin dhe deri tani ka refuzuar që të flasë për rinovimin e lëre më ta nënshkruajë atë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...