Vertonghen: Nuk i thuhet ‘jo’ Milanit

dardanmiftari | Thursday, May 17, 2012 | 0 Komente

an Vertonghen dhe Zlatan Ibrahimovic Kapiteni i Ajaxit, Jan Vertonghen, ka pranuar se ai do ta kishte të pamundur t’i thoshte ‘jo’ një oferte nga gjiganti italian Milani.

Belgu ka edhe një vit kontratë me klubin holandez dhe pritet që të shitet gjatë kësaj vere, me Tottenhamin që besohet se është në krye të garës për të. Sidoqoftë, Vertonghen i ka bërë ftesë Milanit që ta marrë ne ekip.

“Unë jam prekur nga fjalët e mira të Gallianit pas ndeshjes ndaj Ajaxit. Fjalët e tij më bënë të mos besoj se janë të vërteta. Më pëlqen Liga Premier, por nëse Milani të thërret, nuk mund të thuash ‘jo’”, ka theksuar Vertonghen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...