Wenger: Podolski do të jetë sukses në Angli

dardanmiftari | Friday, May 04, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ëshë i bindur se Lukas Podolski do të jetë një sukses në Ligën Premier.

“Ata [gjermanët] janë afër mentalitetit anglez, por më duhet të them se ne nuk shikojmë shumë në kombësinë. Ajo çfarë është e sigurt është se kampionati gjerman është po aq fizik [sa Liga Premier] dhe është lehtë për ta të mësojnë gjuhën këtu, ata e mësojnë shumë shpejt”.

“Ai ka qenë në radarin tonë për një kohë të gjatë. Ai është një sulmues i lëvizshëm, mund të luajë në mesfushë, prapa sulmuesit, në ballë, në të majtë dhe në të djathtë”.

Kjo është ajo që dëshirojmë ne, dhe ai mund të shënojë gola. Sa herë jemi akuzuar se varemi shumë nga Robin van Persie? Ai mund të shënojë gola dhe të asistojë, dhe ai është në nivelin që ne e dëshirojmë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...