Zanetti indiferent ndaj yllit të tretë të Juves

dardanmiftari | Friday, May 18, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, është shprehur tejet indiferent ndaj yllit të tretë të Juventusit, të cilin Bianconerët do ta vendosin në fanellë sezonin e ardhshëm.

Juventusi ka 28 tituj, por fantazia e Bianconerëve, si të drejtuesve ashtu dhe tifozëve nuk ka fund, pasi ata mendojnë se kanë 30 tituj dhe kështu kanë planifikuar vendosjen e yllit të tretë në fanellat e reja duke ngritur reagime në qarqe futbollistike italiane.

“Nëse kjo i bën ata të lumtur, atëherë shpresoj të kenë fat. Por, ne të gjithë e dimë se si shkuan gëjrat. Të gjithë e dinë se cila është gjëra e dhur për t’u bërë. Por, përsëri dua të përgëzoj Juventusin për titullin”, ka potencuar Zanetti për ANSA.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...