Armstrong akuzohet për doping

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Biçiklisti amerikan, Lance Armstrong, shtatë herë fitues i garës Tour de France, dhe njëri nga sportistët më të njohur në botë, po ballafaqohet me akuza për doping, që mund të çojnë në marrjen e titujve sportiv që i ka fituar.
Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara i ka bërë me dije Armstrongut se po e fillon një proces formal kundër tij.

Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai “ka kaluar më se 500 teste për droga dhe asnjëherë nuk ka dështuar”.

Derisa hetimet të zgjasin, Lance Armstrong, 40 vjeçar nuk ka të drejtë të merr pjesë në gara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...