Arsenali me kontratë të re për Oxlade-Chaberlain

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Alex Oxlade-Chamberlain do të fitojë kontratë të re nga Arsenali pas përfundimit të kampionatit Evropian.

Daily Mail bën të ditur se Oxlade-Chamberlain është në radhë për një marrëveshje të re me Arsenalin e cila do t’ia rrisë atij dukshëm pagën.

18-vjeçari, i cili aktualisht fiton rreth 15 mijë funte në javë, mund të presë një rritje të majme të pagës kur bisedat të fillojnë më vonë gjatë kësaj vere.

Biseda të ngjashme Topçinjtë do të zhvillojnë edhe me mesfushorin spanjoll Mikel Arteta, i cili ka impresionuar në sezonin e tij të parë me klubin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...