Bale në radarin e Cityt
Gareth Bale është duke e menduar të ardhmen e tij me Tottenhamit krahas paqartësive rreth të ardhmes së menaxherit Harry Redknapp.
Mirror shkruan se Spurs janë të paepur ta mbajnë Bale dhe i kanë ofruar atij një kontratë të re për ta bindur t’i përkushtohet klubit për një kohë të gjatë.
Por Manchester City dhe Barcelona janë duke i përcjellë zhvillimet dhe e kanë futur uellsianin në listën e tyre të transferimeve të verës.
City është i gatshëm të harxhojë edhe një herë për të siguruar Bale, derisa Barcelona po ashtu e dëshiron atë, por nuk është e gatshme të plotësojë kërkesat e klubit anglez.
Category: Futboll