Balotelli: Nata ime më e mirë
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, është i ngazëllyer me paraqitjen e tij në fitoren e Italisë ndaj Gjermanisë.
Balotelli shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren 2-1 Italisë në gjysmëfinalen e Euro 2012 dhe ia siguroi biletën për në finale.
“Në fund të ndeshjes kur shkova te nëna ime, ky ishte momenti më i mirë. I thash asaj se ato gola ishin për të”.
“Kam pritur një kohë të gjatë për këtë moment, veçanërisht pasi nëna ime nuk është e re tashmë dhe nuk mund të udhëtojë larg, andaj duhej ta bëja atë të lumtur kur ajo bëri gjithë atë rrugë deri këtu”, ka thënë Balotelli.
Category: Euro 2012
0 Komente