Benzema i ofrohet Cityt?

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Manchester City raportohet se është duke u përgatitur të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Agjenti Jonathan Hope thotë se ai është duke u munduar ta sjellë francezin në Etihad Stadium këtë verë.

“Jemi një hap përpara pas bisedave me një burim shumë të besueshëm dhe të lartë te Manchester City për një transferim të mundshëm të verës”.

“Jemi duke punuar ngushtë për të siguruar mandatin ekskluziv për të marrë lejen e punës fillimisht, pas një interesimi serioz nga kampionët”.

“Ne kemi biseduar edhe me Manchester UnitEd dy vite më parë dhe përfundoi me asgjë, që mendoj se ka pendime nga ana e tyre”, ka thënë Hope për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...