Berlusconi: Nuk mund të bëj asgjë për Silvan

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Pronari dhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka pranuar se ai është i pafuqishëm për të parandaluar Thiago Silvan t’i bashkohet klubit francez Paris Saint-Germain.
Burime nga Italia thonë se Milani tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez për shitjen e brazilianit. Dhe këtë në një formë e ka konfirmuar edhe Berlusconi, i cili thotë se oferta e PSG ishte e parefuzueshme.

“Situata jonë financiare është e keqe, nuk ka asgjë çfarë mund të bëj për Thiagon. Më janë ofruar 46 milionë euro”, citohet të ketë thënë Berlusconi për La Stampa.

27-vjeçari erdhi te Milani në vitin 2009 nga Fluminense për një shumë prej 10 milionë euro dhe ka bërë 36 paraqitje në ndeshjet garuese sezonin që shkoi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...