Blanc: Barazimi nuk është rezultat i keq

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Strategu francez, Laurent Blanc, beson se skuadra e tij ia vështirësoi punët Anglisë në sfidën e të hënës, ndërsa është shprehur i kënaqur me barazimin.
Tre Luanët krijuan avantazh në ndeshjen e parë të Grupit D, mirëpo Les Bleus e barazuan rezultatin vetëm pas nëntë minutash dhe luajtën më mirë në përgjithësi.

“Ne i vumë në vështirësi. Ne e shënuam golin, është gjë e mirë. Kemi mundur ta shënojmë të dytin, edhe pse mundësitë ishin të rralla”.

“Megjithatë, barazimi është i merituar dhe nuk është rezultat i keq”, ka thënë Blanc për TF1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...