Blanc: Sheva, i pa rrezikshëm

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, ka thënë se Franca nuk do të fokusohet te Andriy Shevchenko për ndeshjen ndaj nikoqirit, Ukrainës.
“Sheva është dikush që e njoh mirë. Unë isha me fat të luaj kundër tij disa herë dhe nuk isha i gëzuar pasi është i vështirë për ta markuar. Ai nuk e ka më shpejtësinë sikur dikur, por është i mençur. Ai e tregoi se mund të jetë ende shumë efektiv”.

“Do të kemi kujdes nga Ukraina, por jo nga Shevchenko. Lojtarët e mëdhenj shfaqen në kompeticionet e mëdhaja dhe ai po e bën këtë në moshën që ka. Lojtarët tanë duhet të jenë më pranë tij dhe jo sikurse në golin që pranuam nga Anglia”, ka thënë Blanc.

Franca përballet të premtën me Ukrainën në sfidën kruciale të Grupit D.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...