Casillas: Nuk jemi favoritë
Portieri i Spanjës, Iker Casillas, ka respekt të madh për arritjet e Italisë në këtë turne dhe thotë se Furia e Kuqe nuk është favorite në finalen e të dielës mbrëma.
“Italia është një skuadër e shkëlqyer dhe siç treguan ditë më parë, ata janë finalistë me meritë”.
“Ata kanë treguar kualitetin e tyre dhe meritojnë të jenë këtu. Asnjëherë nuk shkojmë në finale duke menduar se ne jemi favoritë; ne shkojmë atje si të barabartë”.
“Për mua, kjo (finale) dallon nga ajo prej katër vite më parë. Asokohe, ne arritëm diçka që askush nuk e priste. Ishte njësoj edhe në Kupën e Botës, njerëzit shpresonin, por nuk prisnin”.
“Para katër vitesh as që kemi imagjinuar se do të jemi në finalen e tretë radhazi (Euro 2008, KB 2010, Euro 2012)”, ka thënë kapiteni spanjoll.
Category: Euro 2012
0 Komente