Cesc: Ishte vështirë të adaptohem te Barca

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se ai e ka pasur të vështirë të adaptohet me jetën në Camp Nou.
Fabregas u rikthye te klubi katalanas verën e kaluar me një marrëveshje të vlefshme 39 milionë euro, pasi i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2003 nga akademia e të rinjve e Barcelonës.

“Ka qenë një ndryshim radikal në jetën time dhe ishte vështirë të adaptohesha. Kalova nga një lojë me liri të plotë të lëvizje [që luaja te Arsenali] te Barcelona, ku loja ishte më pozicionale”.

“Ishte një sfidë dhe kam kaluar nëpër një periudhë ku isha i shqetësuar për këtë”, ka thënë Fabregas për El Pais.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...