Del Bosque dëshiron të bëjë histori
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, është duke tentuar që t’i motivojë lojtarët e tij me sfidën e madhe – që ata të bëhen të parët që fitojnë tri kampionate të mëdha radhazi.
“Ne synojmë atë që askush nuk e ka arritur më parë dhe kjo është e bukur. Ne kemi shumë presion sepse ka shumë optimizëm prreth nesh”.
“Por, ne jemi mësuar mirë me presionin dhe jemi duke mbrojtur titullin, jemi kampionët e botës. Sidoqoftë, ne nuk mund të mendojmë se jemi nga një planet tjetër dhe se do të fitojmë lehtë. Do të jetë gabim i madh të hyjmë në ndeshjen ndaj Italisë me këtë qëndrim”, ka thënë Del Bosque.
Spanja përballet me Italinë në ndeshjen hapëse të Grupit C të dielën.
Category: Euro 2012
0 Komente