Drogba afër Shanghai Shenhua

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit te skuadra kineze Shanghai Shenhua, ku pritet të ribashkohet me ish-bashkë-lojtarin e tij Nicolas Anelka.
Kontrata e 34-vjeçarit në Stamford Bridge skadoi në fund të muajit të kaluar dhe ai besohet se është duke zhvilluar negociata për disa muaj me klubin e Superligës kineze.

“Mundësia që Drogba të vijë ende është shumë e madhe. Besoj se drejtuesit e klubit ende janë në kontakte me Drogban”, ka thënë menaxheri i Shenhua, Sergio Batista.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...