Federer – Haas, finalja e ‘Gerry Weber Open’

Unknown | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Në finalen e ATP turneut gjerman të tenisit, ‘Gerry Weber Open’ në Halle, do të përballen Roger Federer dhe Tommy Haas.
Zvicerani 30-vjeçar është fitues i pesëfishtë i këtij turneu, ndërsa finalja e të dielës do të jetë e shtata për të në Halle.

Gjermani 34-vjeçar (dikur tenisti i dytë më i mirë në botë, tash i 87-ti) tregoi se nganjëherë mosha nuk ka rëndësi duke arritur në finalen e 23 në karrierë. Në këtë turne para tre vitesh ai siguroi titullin e 12-të në karrierë.

Federer në gjysmëfinale mposhti rusin Mikhail Youzhny (6-1, 6-4), kurse Haas fitoi ndaj bashkëkombësit të tij, Philipp Kohlschreiber (7-6, 7-5).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...