Federer: Kam pasur fat

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Tenisti zvicëran, Roger Federer, ka thënë se ai ka pasur fat në duelin ndaj francezit Julien Benneteau në kuadër të rrethit të tretë të grand-slam turneut Wimbledon. Federer fitoi vetëm me rezultat 3-2 dhe ishte pranë eliminimit sikurse Nadal një ditë më parë.

“Oh Zot, ishte brutale. Pak fat kam pasur po ashtu në anën time. Unë luftova deri në fund. Unë tentova në setin e tretë dhe të katërt që të qëndroj gjallë dhe në setin e katërt isha afër”.

“Julien ishte fantastik. Kur jeni dy sete prapa duhet të jeni të qetë pasi është vështirë sepse njerëzit të bëjnë të çmendur. Nuk jemi mësuar të luajmë në ambient të mbyllur në bari, por jam i kënaqur që ia dola mbanë”, ka thënë Federer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...