Ferdinand i zhgënjyer me lënien jashtë Euros
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është i zemëruar për shkak të lënies së tij jashtë kampionatit evropian.
I riu i Liverpoolit, Martin Kelly, u zgjodh para veteranit të Manchester United, pasi mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, mbeti jashtë skuadre për shkak të një dëmtimi.
“Lampard, Terry Barry, Gerrard; të gjithë janë të moshuar por ata do të udhëtojnë në turne. Pse Rio është më ndryshe?”.
“Të trajtosh një lojtar që ka qenë kapiten dhe i ka shërbyer vendit të tij për 81 herë, nuk është asgjë më pak se sa turp. Kjo është mungesë e plotë e respektit nga Hodgson dhe FA, për sa unë jam i bindur”, ka thënë përfaqësuesi i Ferndinad, Jamie Moralee.
Category: Euro 2012