Finalet e NBA-së, James vs. Durant?

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

LeBron James dhe Kevin Durant kanë hedhur poshtë perceptimet se kushdo që fiton titullin e NBA-së do të jetë edhe lojtari më i mirë i NBA-së këtë sezon.
Finalet e NBA-së në mes të Miami Heat dhe Oklahoma City Thunder do të fillojnë sonte, me duelin më të famshëm personal që nga dyshja Larry Bird dhe Magic Johnson. Por dy lojtarët rivalë të përfshirë në finale, mendojnë se ky nuk është duel mes tyre por duel mes ekipeve ku ata dy angazhohen.

“Secili do të japë maksimumin për të nxjerrë më shumë nga ndeshje ose unë kundër Le Bron, por në fakt do të jetë Thunder kundër Heat. Nuk do të jetë një sfidë një më një, do të sfidë ekipore. Do të jetë argëtuese”, ka thënë Durant.

Edhe James thotë se nuk shqetësohet se çfarë thonë të tjerët, dhe se ai gjithmonë mundohet të jetë më i mirë secilën herë.

“Unë nuk përfshihem në garën e lojtarit më të mirë. Nuk është e rëndësishme për mua. Kur dal në fushë secilën herë, dua të jem më i miri në ndeshje”.

“Dua të jem më i miri në atë dysheme, dhe kjo është ajo se si i qasem ndeshjes. Andaj nuk shqetësohem çfarë njerëzit thonë në fund të serisë nëse KD ose LeBron është më i miri në ligë”, ka thënë James.

James fitoi titullin MVP, që jepet për lojtarin më të mirë në sezonit në NBA, edhe pse një pjesë e publikut menduan se këtë çmim e meritoi Kevin Durant. Debati pritet të vazhdojë deri në fund të kampionatit, kur njëri prej tyre do të shpallet kampion i NBA-së.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...