Gallas: E keni parë fytyrën e Nasrit

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi francez, William Gallas, ka sulmuar ish-bashkëlojtarin e tij te Arsenali, Samir Nasri, duke thënë se fjalët e rënda ndaj gazetarit e kanë treguar karakterin e tij të vërtetë.

“Njerëzit tashmë kanë parë fytyrën e vërtetë të Samir Nasrit. Dhe unë nuk kam qenë në Poloni dhe Ukrainë. Ai gjithmonë mendonte se unë jam njeriu më i keq në ekip. Njerëzit gjithmonë më kritikonin mua dhe karakterin tim, e harronin Samirin. Dhe shikoni tani se çfarë ndodhë”, ka theksuar Gallas.

Gallas ishte larguar nga Arsenali drejt Tottenhamit pikërisht pas problemeve disiplinore me Samir Nasrin, në një moment kur të gjithë e akuzonin atë dhe e harruan këtë të fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...