Gomez: Ma sillni Spanjën
Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, ka thënë se për ta realizuar ëndrrën e madhe për trofeun e Euro 2012, patjetër gjermanët duhet që të tejkalojnë dhe pengesën e madhe, e që është përfaqësuesja e Spanjës.
“Ne kemi fituar dy ndeshje, por ne nuk kemi arritur asgjë”.
“Ne duhet që të ndjekim ndeshjet tjera me shumë vëmendje. Për shembull, ndeshjen e Spanjës ndaj Irlandës që u zhvillua dje. Synimi jonë është që ta mposhtim Spanjën”, ka thënë Gomez.
Gjermania do të luajë sa për prestigj në ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Danimarkës pasi tashmë ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Category: Euro 2012
0 Komente