Helmohen 10 futbollistë të Ukrainës

dardanmiftari | Thursday, June 07, 2012 | 0 Komente

Trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës, Oleg Blokhin, ka njoftuar se 10 futbollistë janë helmuar me ushqim.
Sipas REL, ai ka thënë se nuk është e qartë nëse helmimi masiv do të ndikojë në shanset e skuadrës së tij në Kampionatin Evropian.

Incidenti ka ndodhur në Gjermani, ku Ukraina të martën ka luajtur një ndeshje miqësore ndaj Turqisë.

Kjo përfaqësuese, së bashku me Poloninë, është nikoqire e Euro 2012, që nis më 8 qershor dhe përfundon më 1 korrik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...