Higuain: Nuk largohem nga reali

Unknown | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se do të qëndrojë në Bernabeu, duke insistuar se ai është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe se nuk është i interesuar që të kalojë te ndonjë klub tjetër.
“Unë jam mirë te Real Madridi”.

“Unë jam mirë në Spanjë dhe dua që të qëndroj te Real Madridi për të realizuar ëndrrat e mia. Unë jam pjekur shumë që prej se u largova nga Argjentina pesë vite më parë, tani ndihem si lojtar i kompletuar dhe element i rëndësishëm për klubin”.

“Secili lojtar synon që të ketë përvoja nëpër vende të ndryshe dhe të luajë në kampionate të ndryshme, por tani për tani unë ja mirë te Real Madridi dhe jam i kënaqur”, është shprehur Higuain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...