Interi dhe Milani pas Nuri Sahin
Dy rivalët milanezë, Interi dhe Milani, janë në kontakte me Real Madridin për mesfushorin Nuri Sahin.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, thotë se ai sheh të ardhshme në Madrid për lojtarin e kombëtares turke.
Por Tuttorsport shkruan se kjo nuk i ka ndaluar dy klubet italiane të shfaqin interesim për Sahin dhe të synojnë një transferim të tij në afatin kalimtar veror.
Category: Futboll
0 Komente