Interi seriozisht pas Giovincos

Unknown | Sunday, June 10, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka njoftuar se zikaltrit kanë kontaktuar me Parmën rreth disponueshmërisë së Sebastian Giovincos.
25-vjeçari, i cili është në gjysmëpronësi të Juventusit, pritet të largohet nga Parma gjatë kësaj vere, ndërsa duket se Nerazzurët dëshirojnë ta transferojnë në Meazza.

“Kemi kontaktuar me Parmën rreth Giovincos. Ai është padyshim një lojtar i shkëlqyer, është përmirësuar shumë në vitet e fundit dhe ne jemi duke e përcjellë”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka deklaruar Ausilio për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...