Inzaghi i pavendosur për të ardhmen

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Filippo Inzaghi ende nuk e ka marrë një vendim nëse do të vazhdojë të luajë ose do ta pranojë një rol në stafin trajnues të Milanit.
Sulmuesit legjendar i skadon kontrata me Rossonerët këtë muaj, ndërsa ata i kanë ofruar punë me ligën e të rinjve, Allievi Nazionali.

“Ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Është një dilemë e madhe. Jam në udhëkryq dhe e kam të vështirë të vendos. Jam i entuziazmuar me ofertën për t’i trajnuar të rinjtë, mirëpo zemra më thotë që të luaj sërish”.

“Akoma dua të luaj në fushë. Mirëpo, një herë do të shkoj në pushim, pastaj do të vendos”, ka thënë Pippo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...