Keane: Rooney të qëndrojë në stol

dardanmiftari | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, mendon se Hodgson duhet të lë në pankinë Wayne Rooneyn për ndeshjen vendimtare ndaj Ukrainës, pasi kështu është krijuar harmonia në klub.

“Wayne Rooney është lojtari më i mirë i Anglisë, por kjo nuk do të thotë se ai duhet që të startojë me Ukrainën. Shikoni pozicionin e mirë të Hodgson. Ai ka dy rezultate të mira në Euro 2012 edhe atë pa sulmuesin kryesor”.

Nga pikëpamja e tij, ai ka kokëdhimbje të mëdha për ekipin që duhet të startojë të martën. Të premtën, ai e la jashtë Oxlade-Chamberlain dhe e futi në lojë Carrolin. Do të jetë e vështirë të lësh ndonjërin prej sulmuesve në pankinë, por unë mendoj se Rooney vet duhet të kërkojë të qëndrojë në pankinë”, ka thënë Keane për The Sun.

Anglia përballet me Ukrainën të martën dhe ka nevojë për një pikë për të siguruar kualifikimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...