Keita: Nuk do të shkoj te Liverpooli
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, ka përjashtuar një kalim të tij te Liverpooli.
Keita tashmë një kohë përflitet se mund të largohet nga Barcelona këtë verë, ndërsa së fundi është lidhur me një kalim te Liverpoli.
Por mesfushori nga Mali ka qenë i shkurtër dhe i qartë në lidhje me këto spekulime.
“Nuk do të shkoj në Anfield”, ka thënë Keita.
Category: Futboll
0 Komente