Lahm: Anglinë do ta kishim demoluar

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Ylli i Gjermanisë, Philipp Lahm, ka thënë se Pancerët do të kishin demoluar Anglinë pa ndonjë problem të madh në rast se do të kishin kaluar në gjysmëfinale, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se italianët janë të pa përshtatshëm.

“Ne e shikuam ndeshjen në hotelin tonë dhe Anglia totalisht ishte mundur nga Italia”.

“Nuk është dashur që fati të vendosej në penalti, italianët duhet të fajësojnë veten pse luajtën aq gjatë. Ata ishin shumë jo konkret para golit. Nëse do të kishim qenë ne në vendin e tyre, do të kishim shkatërruar anglezët. Gjëja e vetme që mund të nxjerrni për të mirë nga Anglia ishte vullneti për të mos u dorëzuar. Do të kishte qenë pa drejtësi e madhe në rast se Italia nuk do të kalonte në gjysmëfinale”, ka thënë Lahm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...