Laporta planifikon të kthehet në krye të Barcës

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se është duke menduar që të rikandidohet për postin e kreut të Blaugranëve.

Laporta ishte për shtatë vite president i katalunasve para se të tërhiqej në vitin 2010 kur postin e tij e zuri Sandro Rosell. Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po drejtohet klubi aktualisht, prandaj po mendon për t’u rikthyer.

“Jam i gatshëm që të bëhem sërish president i Barcelonës. Është një mendim që më ka lindur që nga fundi i sezonit, pasi analizova si ka rrjedhur gjithçka dhe pata një perceptim të qartë se bordi aktual është i fiksuar pas shkatërrimit të asaj që kemi bërë ne”.

“Kur më pyesin nëse do të kthehem, unë përgjigjem: ‘Po, po mendoj për këtë’”, ka thënë ish-presidenti blaugran.

Me Laportan në krye, Barcelona ka fituar katër tituj të La Ligas, dy të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për klube.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...