Leonardo: Kaka nuk është prioritet
Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka bërë të ditur se Kaka nuk është prioritet i klubit francez dhe se ata nuk do të shpenzojnë shuma të mëdha për lojtarë si Carlos Tevez apo Thiago Silva, përkundër faktit se i kanë mundësitë.
Leonardo ka këmbëngulur se klubi brazilian do të matet mirë në transferimet që do t’i bëjë, duke u dhënë kështu fund brengave të tifozëve të Realit për të ardhmen e Kakas.
“Unë nuk kam marrëdhënie personale me Kakan, nga e cila po bazohet ky transfer. Në fakt, Kaka nuk është më prioritet i joni. Tevez, Silva? Nuk do të shpenzojmë shuma të mëdha për asnjë lojtar”, është shprehur Leo.
Category: Futboll
0 Komente